Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit Agim Kikaj

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas vdekjes së deputetit të LDK-së, Agim Kikaj.

Lajme

19/05/2017 09:46

“U shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës për vdekjen e ish deputetit, Agim Kikaj”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ish-deputeti i legjislaturës së fundit nga LDK, Agim Kikaj ka ndërruar jetë mbrëmë. Ai thuhet se ka pasur një sulm në zemër./Lajmi.net/