Thaçi shkon në Bruksel për t’u përshëndetur me Baroneshën Ashton

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë javës do të shkojë në Bruksel për tu përshëndetur me Baroneshën Catherine Ashton, së cilës i përfundon mandati i shefes së sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së. 

Lajme

21/10/2014 18:47

Në një postim në Facebook, Thaç ka shkruar se gjatë javës do të shkojë në Bruksel për t’u përshëndetur me Baroneshën Ashton, e cila e lë detyrën e saj të Përfaqësueses të Lartë më 1 nëntor.

“Këtë javë do të jem në Bruksel në takim me Baroneshën Ashton për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe për të falënderuar Baroneshën për rolin e saj udhëheqës për arritjen e Marrëveshjes historike së Brukselit. Rrugëtimi europian i Kosovës do të vazhdon me përkushtim të plotë dhe e ardhmja e sigurt e Kosovës në BE dhe NATO është synimi ynë”, ka shkruar Thaçi.