Thaçi: Serbia dështoi sot kur tentoi që votimi të shtyhet më 13 nëntor

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar edhe për një fitore, siç e quan ai të vogël, por të rëndësishme, sot në UNESCO.

Lajme

06/11/2015 18:02

Thaçi njoftoi se Serbia kishte tentuar që votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO të shtyhet për 13 nëntor, por që sipas tij kjo tentativë nuk pati sukses, raporton lajmi.net.

“Edhe një fitore e vogël por e rëndësishme procedurale sot në UNESCO. Tentativa serbe që votimi të shtyhet me 13 nëntor, kur edhe shumë shtete e lëshojnë Parisin, nuk pati sukses. Votimi u konfirmua për të hënën”, ka shkruar Thaçi në Facebook./lajmi.net