Thaçi – Selmanajt: Kam ardhur të diskutoj për ushtrinë, jo për aktrime politike

Analisti Driton Selmanaj, në debat me presidentin Thaçi, ka insistuar se nuk është zgjedhur forma e duhur për krijimin e ushtrisë.

Lajme

15/03/2017 22:38

“Ky është debati dhe jo kontestimi i asaj, nëse duhet apo nuk duhet të krijohet”, ka thënë ai.

Ai e ka sulmuar Thaçin edhe për aferën ‘Pronto’, si dhe ka thënë që ligji për ushtrinë nuk duhet të trajtohet si ligji për gjidhënien.

Por, Thaçi ka thënë që vetëm dy mundësi janë për krijimin e ushtrisë. Me ndryshime kushtetuese, gjë që nuk kemi arritur ta bëjmë që tre vjet dhe s’ka kurrfarë shprese që mund të bëhet. Kurse, si rrugë të dytë, presidenti ka përmendur ndryshimin e ligjit, rrugë të cilin kanë ndjekur.

“Unë nuk jam këtu për të diskutuar për aktrime politike, por për të diskutuar për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe për shqetësimet e qytetarëve rreth saj, jo për shqetësimin tënd, sepse ti nuk je i shqetësuar, ti po bën politikë. Unë këtu jam si president, jo si partiak”, ka thënë Thaçi.