Thaçi refuzoi dekorimin e 13 personaliteteve, në mesin e tyre edhe Qosjen dhe Surroin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Facebook ka sqaruar se nga 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propuzuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë, deri më tani ka shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar.

Lajme

20/02/2018 23:25

Burime të sigurta të Gazetës Metro kanë thënë se në mesin e këtyre 13 personaliteteve është edhe akademik, Rexhep Qosja si dhe publicisti Veton Surroi.

“Në presidencë kanë arritur shumë propozime nga qytetarë, organizata, OJQ. Edhe akademik Qosja dhe Surroi janë propozuar për medalje, por janë refuzuar në mënyrë kategorike nga Presidenti”, tregon ky burim.

Presidenti më tej në Facebook ka shkruar se e kupton frustrimin e disave, por sipas kritereve të tij, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht.

“Do t’i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim. Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarish” ka paralajmëruar Thaçi.

Më herët disa personaliteti kishin refuzuar dekoratën e Thaçit, ndonëse asnjëherë nuk ishin thirrur zyrtarisht nga Presicenca për tu informuar lidhur me dekorimin apo mosdekorimin e tyre.

Vjen reagimi nga Presidenti: S’mund të dekorohen ata që kontribuuan në Jugosllavi