Thaçi: Qeveria e re të jetë e stabilitetit, zhvillimit dhe e parimeve euro-atlantike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se i ka ftuar subjektet politike për të biseduar rreth çështjes së konstituimit të institucioneve të reja, ndërsa ka theksuar nevojën e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, raporton lajmi.net.

Lajme

24/07/2017 10:22

(I plotësuar) – Thaçi i ka thënë Qeveria e re do të jetë qeveri e stabilitetit, zhvillimit dhe e parimeve euro-atlantike. Kreu i shtetit ka përmendu disa nga punët kryesore që e presin qeverinë e re.

“Duhet të punohet për zhvillim ekonomik, luftim të korrupsionit, formim të Ushtrisë, liberalizim të vizave, demarkacioni, asociacioni, luftimi i ekstremizmit. Këto janë parimet bazë mbi të cilat duhet të formohet qeveria e re”, ka deklaruar Thaçi.

 

Nis takimi i presidentit me partitë politike, e bojkotojnë LDK e VV

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar sot përfaqësuesit e partive politike në konsulta, para caktimit të darës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

 

Në takim janë PDK, AAK dhe NISMA nga partitë shqiptare, ndërsa edhe partitë turke dhe RAE, ndërsa Lista Serbe nuk shihet të ketë dërguar përfaqësues.

Vlen të theksohet se thirrjes së shefit të shtetit nuk iu kanë përgjigjur LDK dhe Vetëvendosje, duke e konsideruar se Thaçi po blen kohë për t’ia bërë numrat Ramush Haradinajt, të nominuarit të PAN-it për kryeministër./Lajmi.net/