Thaçi propozon në Hagë katër elemente për bashkëpunimin Kosovë –Serbi

Presidenti në ardhje Hashim Thaçi, është duke qëndruar për vizitë në Hagë, ku thotë se do i propozon katër elemente për bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

15/03/2016 14:51

Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi ka udhtuar drejt Hagës, për të mbajtur një ligjëratë në “Institutin e Hagës për Drejtësi Globale” me temën “Kosova: të punosh për të ardhmen”.

Sipas njoftimit të këtij instituti, Thaçi i cili do ta marrë zyrtarisht postin e Presidentit më 7 prill, do të diskutojë për arritjet e në ndërtimin e paqes dhe stabilitetin në rajon, përfshirë procesin e normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë, rolin e Kosovës si partner i bashkësisë ndërkombëtare në promovimin e pajtimit dhe mirëkuptimit ndër-etnik, si dhe për zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me krizën e refugjatëve në Lindjen e Mesme.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook:

“Si president i zgjedhur, sot në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale do të propozoj katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar një kornizë permanente për paqen, e cila bazohet në vlerat e Bashkimit Europian. HTH”