Thaçi pritet nga Papa në Vatikan dhe nga Mike Pence në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i lideri i vetëm shtetëror në Ballkan që do të vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës tri herë brenda muajit shtator.

Lajme

26/09/2017 13:17

Burime te Zeri.info tregojnë se Thaçi të enjten do të pritet për herë të dytë brenda vitit 2017 në një audiencë te Papa Francesku në Vatikan.

Pas bekimit nga Papa Françesku, Thaçi sipas burimeve në Presidencë do të udhëtoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të premten në Shtëpinë e Bardhë do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të SHBA-ve.

“Presidenti Thaçi nesër udhëton në Vatikan, ku të enjten pritet nga Papa Francesku. Është një vizitë e rëndësishme në thellimin e relacioneve me Selinë e Shenjtë. Të premten, presidenti Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardh nga zëvendëspresidentin i SHBA-ve, Mike Pence”, ka treguar ky burim.

Ende nuk dihet përmbajtja e plotë e këtyre takimeve, por në Presidencë kanë thënë se gjatë ditës do të dalin zyrtarisht me një komunikatë për Media.

Me 13 shtator, presidenti Thaçi në Uashington kishte nënshkruar marrëveshjen me MCC, bashkë me kongresmen dhe senator amerikan, derisa sapo është kthyer nga takimi që kishte me presidentin Trump në Nju Jork.