Thaçi pret mysafirë në odën e tij në Burojë (Foto)

Presidenti i zgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi, ka vizituar prindërit e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, një ditë pas zgjedhjes së tij president i vendit.

Lajme

27/02/2016 17:01

Shtëpinë e tij e gjeti ndryshe nga herët e tjera. Ajo ishte  stolisur me flamuj të Kosovës, SHBA-së, BE-së dhe UÇK-së.

Që nga orët e mëngjesit ai është duke pritur mysafirë të shumtë  nga mbarë vendi, të cilët kanë shkuar për t’ia uruar postin e ri të presidentit.

foto

Thaçi kafen e mëngjesit e ka pirë në Skenderaj në shoqëri me shokët e tij./ GazetaInfopress.

foto (1)