Thaçi pranon kredencialet nga ambasadorja e re e Suedisë në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar sot kredencialet e ambasadores së re të Suedisë në Kosovë, Karin Henmarck.

Lajme

04/09/2018 15:12

Kjo nënkupton se zyrtarisht ajo është ambasadorja e re e Suedisë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada suedeze në faqen e saj zyrtare në Twitter.

Henmarck vjen pas përfundimit të mandatit të Henrik Nilsson.

Ajo ka shërbyer si ambasadore në Pretoria të Republikës së Afrikës Jugore.