Thaçi pi kafe, pak orë para protestës
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, po e shijon “qetësinë para stuhisë”.
Lajme
Së bashku me disa persona tjerë, është parë duke kaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, për t’u ndalur në njërën nga kafiteritë, të cilën, zakonisht ai e frekuento për të pirë kafe, e që gjendet fare pranë selisë së PDK-së.
Në shoqërinë e tij ishte edhe ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku.
Thaçi gjatë javës duke folur për protestën e opozitës ka akuzuar ata se po tentojnë ta marrin dhunshëm pushtetin.