Thaçi përkujton masakrën e Krushës së Madhe dhe Rahovecit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrat e kryera nga Serbia në Krushë të Madhe dhe Rahovec.

Lajme

26/03/2017 14:28

Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i shtetit, këtë masakër e ka cilësuar si një nga krimet më të mëdha të Serbisë ndaj shqiptarëve, transmeton lajmi.net

“Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare ndodhi më 25, 26 dhe 27 mars 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq”, ka shkruar Thaçi.

Lexo postimin e plotë:

Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare ndodhi më 25, 26 dhe 27 mars 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq.

Edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999.

Njëkohësisht inkurajoj sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë. HTH