Thaçi përfundon vizitën në Ulqin, darkë pune me kryetarin (Foto)

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar edhe vizitën në komunën me shumicë shqiptare, të Ulqinit, pas vizitës dhe takimeve me krerët e shtetit malazez në Podgoricë. 

Lajme

16/01/2015 19:15

Thaçi ka përfunduar vizitën në Ulqin, me një darkë pune të shtruar nga kryetari i kësaj komune, Fatmir Gjeka. 

Burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se në këtë darkë, kanë qenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e partive politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi. 

Vizita e Thaçit në këtë shtet fqinj të Kosovës, është pritur me reagime të shumta, kryesisht nga komuniteti serb që jeton atje. 

Kjo ka bërë që vizita të përcillet me masa maksimale të sigurisë, ku nga Podgorica për në Ulqin, autoritetet malazeze, i siguruan Thaçit transportim me helikopter. (lajmi.net)