Thaçi për Tribunalin: Edhe pse e padrejtë, Kuvendi duhet ta marr vendimin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se edhe pse kërkesa për themelimin e “tribunali” është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin.

Lajme

17/04/2014 17:32

Pas vizitës në Fabrikën e barnave “TrePharm”, kryeministri i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me themelimin e një gjykatës speciale për krimet e supozuara të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se janë kryer gjatë luftës së fundit për çlirimin e  Kosovës.  

“Jemi takuar me spektrin politik kosovar, kemi biseduar me partnerët tanë ndërkombëtar. Kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezentë në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që t’i japim një përgjigje adekuate dhe meritore dhe të përgjegjshme në raport me shtetin dhe interesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë kryeministri Thaçi.

“E kam theksuar edhe më herët, se mes dy opsioneve, tani ka mbetur një opsion. Edhe pse kjo çështje është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin”, ka thënë kryeministri.