Thaçi për “Kleine Zeitung”: BE është vonuar me Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen austriake, “Kleine Zeitung”, teksa po qëndronte në Vjenë në konferencën njëditore “Të luftojmë xhihadizmin bashkërisht”. Thaçi theksoi se Brukseli është vonuar në procesin e integrimit të të gjithë vendeve të rajonit, por veçanërisht me Kosovën.

Lajme

22/03/2015 22:19

I pyetur rreth fenomenit të emigrimit ilegal të kosovarëve në vendet e BE-së, zëvendëskryeministri Thaçi tha se ajo, siç kishte ndodhur edhe në vendet e tjera të rajonit, edhe Kosova është prekur nga një valë e emigrantëve në prag të liberalizimit të vizave.

Thaçi theksoi se falë një fushate intensive të informimit dhe vetëdijesimit rreth problemit të emigrimit ilegal, dhe rritjes së bashkëpunimit me Austrinë, Gjermaninë, Hungarinë dhe shtetet tjera, numri i azilkërkuesve kosovarë ka rënë dukshëm dhe se ata e kanë kuptuar se vendet e BE-së nuk do t’i pajisnin me leje të punës.

Ai tha se trafikantë dhe grupe të krimit të organizuar kishin përhapur spekulime të ndryshme, të cilat kanë nxitur migrimin, duke nënvizuar faktin që qytetarët e Kosovës kanë mbetur shumë të izoluar si të vetmit në Evropë që nuk gëzojnë drejtën e lirisë së lëvizjet në vendet e BE-së.

Zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova ka shumë për të bërë, por edhe që Evropa duhet të ua mundësojë kosovarëve lirinë e lëvizjes dhe se qytetarët e Kosovës janë proevropianët më të mëdhenj në tërë Evropën Juglindore, në shkallë prej 95%.

a

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi se shpreson që deri në fund të vitit Kosova do të marrë rekomandime pozitive nga BE për lëvizjen e kosovarëve pa viza. “Kosova tashmë ka filluar të përshpejtojë hapat në përmbushjen e kushteve të fundit për jetësimin e këtij synimi”, ka thënë Thaçi, teksa ka shtuar se Kosova gjatë këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin Evropës duke theksuar vërë në pah vizionin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se, së këndejmi, Kosova kuk ka alternativë.

Thaçi theksoi se Brukseli është vonuar në procesin e integrimit të të gjithë vendeve të rajonit, por veçanërisht me Kosovën, dhe se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohet familjes evropiane. Ai nënvizoi kërcënimin nga nacionalistë radikalë dhe fundamentalistë në Ballkan e posaçërisht ata që mbështeten në predikime radikale të fesë dhe Rusia, të cilët po e keqpërdorin këtë situate për të shtyrë përpara axhendat e tyre në Ballkan.

Lidhur me problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, zëvendëskryeministri Thaçi tha se këto dukuri janë importuar në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Ai tha se në kohën kur e kishte udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte lejuar që luftëtarë të huaj me agjenda fetare t’u bashkoheshin luftës së kosovarëve për liri dhe pavarësi. Thaçi tha se Kosova është një shtet sekular por se çdo njeri ka të drejtë të praktikojë fenë e vet. Zëvendëskryeministri Thaçi nënvizoi se organizata nga Lindja e Mesme kanë tentuar të ushtrojnë ndikim në shoqërine kosovare, përmes ndihmave humanitare pas luftës. Thaçi theksoi se Kosova mund të ketë sot më shumë objekte fetare, por se ndjenjat e njerëzve kanë mbetur po të njëjtat. Pra, që Kosova ka mbetur një shoqëri sekulare dhe shumëfetare. Thaçi tha se bulevardi kryesor në kryeqytet mban emrin e shqiptares katolike, Nënë Tereza.

Zëvendëskryeministri Thaçi rikujtoi që Policia e Kosovës ka arrestuar shumë persona që kanë marrë pjesë në luftëra të huaja, në Siri dhe Irak, janë identifikuar celula dhe se në mesin e të arrestuarve ka pasur një numër të konsiderueshëm të imamve të cilët kanë propaganduar për këto luftëra. Thaçi tha se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një ligji i cili parasheh dënimin prej 15 vite burg secilin person që përfshihet në këto luftëra. Ai shtoi se është krenar me faktin që sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka pohuar se Kosova është lidere rajonale në luftën kundër radikalizmit. Zëvendëskryeministri Thaçi se do Kosova do të merr pjesë në mënyrë aktive dhe dinamike në aleancën kundër islamit radikal dhe se Kosova ka traditë shumëvjeçare të tolerancës fetare.

Zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova po përfiton nga përvojat austriake në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Ai theksoi se në Kosovë është kultivuar islami evropian, e jo islami radikal. Thaçi tha se lufta e kosovarëve për liri, më 1999, nuk ka qenë fetare por ka qenë një luftë për liri dhe pavarësi, e mbështetur mbi parime humaniste dhe në të drejtat e njeriut. Për më tepër, Thaçi theksoi se Kosova ka future në kushtetutë edhe komunitetet LGBT dhe se Kosova është shteti i pare ballkanik me presidente grua. Thaçi tha se Kosova ka një diasporë të madhe në BE dhe se kjo ndikon në forcimin e lidhjeve në mes Kosovës dhe BE-së. Zëvendëskryeministri Thaçi konkludoi se Kosova dëshiron një bashkëpunim të ngushtë më aleancën globale kundër esktremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe se fakti që rajoni është në unison përballë kësaj së keqeje përbën një mesazh të fuqishëm.