Thaçi: PDK duhet të përfshihet edhe në rishqyrtimin e marrëveshjes së LVAN-it (video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi thotë se ridizajnimi i marrëveshjes bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, nuk mund të bëhet pa përfshirjen e partisë fituese.

Lajme

04/11/2014 16:17

Kjo ka qenë përgjigja e Thaçit, gjatë një komenti që i ka bërë zërave të disa zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për rishqyrtim të marrëveshjes të arritur me partnerët e tjerë të Bllokut.

“Pa dashur që t’i adresohem një subjekti politik apo lideri, flas në emër të PDK-së, që as ridizajnim e as tejkalim të ngërçit nuk mund të ketë, pa angazhim dhe komunikim të drejtpërdrejtë me forcën fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit”.

Këto komente Thaçi i bëri pas mbledhje se kryesisë, ku bëri të ditur për përgatitjet e mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të PDK-së që pritet të mbahet nesër.

Në këtë mbledhje, sipas tij, PDK do të dal me një qëndrim më të qartë sa i përket gjendjes politike.

Thaçi ka përsëritur se tejkalimi i ngërçit dhe formimi i institucioneve duhet të bëhet në bazë të vullnetit të qytetarëve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

I pyetur nëse në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, do të diskutohet për koalicionin me LDK-në, Thaçi ka thënë se ata asnjëherë nuk kanë qenë përjashtues me partitë e qendrës së djathtë.

“Unë vazhdimisht kamë ftuar gjithë liderët politikë të internuar për tu ulur dhe diskutuar për çështjet e ndërtimit të institucioneve të reja dhe mesazhi im ka qenë gjithmonë për liderët dhe partitë e interesuara të qendrës së djathtë, andaj në këtë drejtim nuk jemi përjashtues”, ka thënë Thaçi.