Thaçi pas takimit me Vuçiqin: Serbia përdori diskurs agresiv dhe arrogant – Lajmi.net
Thaçi pas takimit me Vuçiqin: Serbia përdori diskurs agresiv dhe arrogant
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:39, 8 November 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit me homologun e tij serb në Bruksel, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas takimit në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se, shteti i Serbisë në këtë takim ka përdoru diskurs agresiv dhe arrogant ndaj Kosovës, raporton lajmi.net.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 1244…..”, deklaroi ndër të tjera Thaçi, duke shtuar se është momenti i ballafaqimit ndaj kësaj ofanzive dhe pengese të Serbisë që sipas tij, është Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, është shprehur i rezervuar për këtë proces dhe se ka thënë që ky proces është mjaft i vështirë, por që sipas tij, Kosova duhet të punojë që të përfundoj ky proces i dialogut.

“Unë përsëri mbes me shpresë se me një përfaqësim edhe me një bazë më të gjerë politike Kosova do t’ia dalë”, ka thënë Thaçi. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO