Thaçi: Parlamenti që nuk e voton ushtrinë, s’ka çfarë i duhet askujt

Kryeministri Hashim Thaçi sot në një konferencë për media, pas takimit me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Stefan Fule, ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku ka paralajmëruar shpërndarjen e kuvendit. 

Lajme

06/05/2014 12:40

Ai ka thënë se kuvendi duhet të shpërndahet sa më parë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri ka qenë i ashpër ndaj kuvendit, duke thënë se një i tillë i cili nuk është në gjendje të votojë themelimin e Forcave të Armatosura të vendit, atëherë nuk ka çfarë i duhet askujt. 

“Ju e dini, tani jemi në një proces të formimit të FAK-ut dhe një jparlament që krijon rrethana që nuk mund të krijojë ushtrinë, atëherë është i pakuptimt funksionimi i mëtutjeshëm i tij”. 

“Në 12:00 do të takohemi tek presidentja të gjithë liderët, që të diskutojmë për hapat e mëtutjeshëm sepse duhet ndërmarrim veprime që përkojnë me realitetin politik aktual. Unë kam propozuar që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor. Afatet kushtetuese ligjore janë të mjaftueshme”, ka thënë kryeministri. 

Thaçi me këtë rast ka shfrytëzuar nga rasti që përmes komisionarit Fule t’i kërkojë BE-së që të dërgojë vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

Ai ka thënë se zgjedhjet parlamentare janë një trend i gjithë rajonit, të cilit nuk mund t’i ikë as Kosova.