Thaçi para takimit me Mogherinin: Kosova e barabartë me shtetet tjera në Samitin e Sofjes – Lajmi.net
Thaçi para takimit me Mogherinin: Kosova e barabartë me shtetet tjera në Samitin e Sofjes
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:07, 16 May 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këto momente do të hyjë në takim me Shefen për Politike të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Besoj se është një takim i rëndësishëm dhe pjesëmarrja e Kosovës është e një rëndësie të jashtëzakonishme historike”.

“Trajtimi i Kosovës është i barabartë me të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi ekskluzivisht për Info Magazine.

“Është rrugëtim i sigurt për shtetin tonë. Kosova me hapat që po ndërmerr tregon se është një shtet stabil, shtet i progresit dhe reformave”.

“Në Samitin e Sofjes, Ballkani i Perëndimit dhe Kosova do të jenë në fokus”.

Sa i përket raporteve me Serbinë në këtë samit, Thaçi ka thënë se do të kenë raporte konstruktive dhe do ta dërgojnë mesazhin se Kosova është e përgatitur për fazën përfundimtare të dialogut, pajtimin dhe arritjen e një marrëveshjeje të obligueshme, që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në Samitin e Sofjes përveç liderëve kryesorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës do të jenë edhe krerët e vendeve më të fuqishme të BE-së, si Gjermania dhe Franca.

Nga Kosova për në Bullgari kanë udhëtuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Fjalët kyçe: Kosova, samiti i Sofjes, Thaçi

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master Japan
  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion