Thaçi: Para 36 vjetësh, humbëm tre veprimtarë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova para 36 vjetësh ka humbur tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare.

Lajme

17/01/2018 09:57

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se humbja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ishte një humbje e madhe për të gjithë.

“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike. Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Lajmi.net/