Thaçi panelist në mesin e liderëve dhe ekspertëve botëror

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Montreal,në Kanadë që do të mbahet nga data 11 deri më 14 qershor.

Lajme

10/06/2018 19:32

Sipas listës së folësve, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku do të diskutohet për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.

Presidentin Thaçi, do të jetë në  mesin e katër panelistëve tjerë e ndër ta është edhe  ish-kryeministri i Kanadasë, Jean Chretien .

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar promovon dialogun për çështje nacionale dhe globale, derisa në konferencën në Montreal priten të marrin pjesë qindra lider nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe ish sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon.

Pjesëmarrësit  e këtij forumi përfshijnë  personalitete kryesore nga bota e biznesit, krerë shtetesh, si dhe përfaqësues të shumtë të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile./Lajmi.net/