Thaçi: Ose President ose mbeteni pa mua në skenën politike

Presidenti Thaçi gjatë bashkëbisedimit me gazetarë është pyetur rreth mundësisë së rikthimit të tij në ndonjë parti politike.

Lajme

21/12/2017 20:08

Ai ka deklaruar se nuk do të kthehet në proceset që tashmë i ka kaluar.

“Për mua është më se e qartë që angazhimi im politik në jetën institucionale nuk do te ketë rikthim në procese që i kam kaluar, as në udhëheqjen e partisë apo në përbërje të parlamentit e as në ndonjë pozicion të qeverive të ardhshme të Kosovës”, tha Presidenti që kishte udhëhequr për mbi 15 vjet Partinë Demokratike të Kosovës e që kishte qenë për dy mandate kryeministër i vendit.

Sipas tij, e vetmja rrugë e angazhimit politik, është në presidencë.

“E vetmja rrugë e angazhimit tim politik është këtu ku jam, në Presidencë, apo edhe mundësia e garës që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, nëse jo atëherë mbeteni pa mua në skenën politike”, tha në mes tjerash Presidenti Thaçi.

KALLXO.com e ka transmetuar LIVE këtë bashkëbisedim të presidentit me gazetarët.