Thaçi: Organizata myslimane përkrah Kosovën për anëtarësim në UNESCO (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër nga organizata myslimane “Muhammadiyah” në Indonezi, e cila numëron 30 milionë anëtarë.

Lajme

03/11/2015 22:52

Organizata Myslimane “Muhammadiyah”, ka dërguar një letër në të cilën shkruan se ajo e përkrah Kosovën për hyrjen në UNESCO.

Këtë letër e ka konfirmuar edhe ministri Thaçi, i cili ka pohuar se ka pranuar një letër nga organizata myslimane. Thaçi këtë shkrim e ka publikuar në llogarinë tij në rrjetin social të facebookut.

Ja shkrimi i plotë i Thaçit:

“Fushata jonë po fiton përkrahje nga shumë anë të botës. Kryetari i organizatës më të madhe myslimane në botë Muhammadiyah në Indonezi, që numëron 30 milionë anëtarë – sapo dërgoi një letër të fuqishme të përkrahjes për Kosovën në UNESCO. HTH”