Thaçi optimist për Kosovën: Ta rikthejmë entuziazmin me një fitore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth ndeshjes së sotme që Kosova e zhvillon kundër Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

Lajme

24/03/2017 16:44

Ai ka shkruar në facebook, se sonte duhet të rikthehet gëzimi i ndeshjes së parë, por duke shpresuar në një fitore të Kosovës, transmeton lajmi.net

“Sonte duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe gëzimin e ndeshjes së parë. Por, kësaj radhe me një fitore. Suksese djemve tanë! HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ndeshja Kosovë- Islandë, zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkodër. /Lajmi.net/