Thaçi nuk mund të thërret seancë të jashtëzakonshme

Arben Gashi nga LDK, thotë se Kryeministri Thaçi nuk mund të thërras seancë të jashtëzakonshme, pasi Ligji është në procedura kuvendore. Thekson se e përkrahin Ligjin për veteranët, por me amendamentet e propozuara nga LDK.

Lajme

30/03/2014 13:14

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Kryeministri, Hashim Thaçi, nuk mund të thërras seancë të jashtëzakonshme, kur Ligji është në procedurë kuvendore.

Ky qëndrim nga tabori i partisë më të madhe opozitare vjen menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nëse Kryesia nuk e futë të hënën në rend dite Ligjin për veteranët e luftës, atëherë do të thërras seancë të jashtëzakonshme Kuvendin.

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, në një prononcim për lajmi.net thotë se do ta përkrahin Ligjin, por me amendamentet që i ka propozuar LDK’ja.

“Ligji është në procedurë kuvendore dhe Kryeministri nuk ka të drejtë që të thërras seancë të jashtëzakonshme”.

“Ne e kemi përkrahur dhe do ta përkrahim Ligjin, por me amendamentet që i ka propozuar  nga LDK’ja”.

Ligjin për veteranët e Luftës nuk ka mundur të futet në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, për shkak se nuk arriti të marrë 2/3 e votave të deputetëve

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deputetët e komunitetit serb, kanë votuar kundër futjes në rend dite të këtij Ligji me procedurë të shmangur.

GP i LDK’së, kishte kërkuar që në Ligjin për veteranët e luftës të futen edhe disa amendamente që njohin kontributin e ushtarëve të FARK’ut.