Thaçi nuk e komenton rezultatin, për ‘standardin skandinav’ falënderon Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova, përkatësisht qytetarët e saj, kanë përçuar mesazhin se në Kosovë funksionon demokracia.

Lajme

08/06/2014 23:35

Kryeministri në largim, i cili ka gjasa të fitojë edhe mandatin e tretë, ka thënë në Prizren se është kënaqësi të jetë në mesin e njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin.

“Çka mund të them është se sot qytetarët e Kosovës, por edhe partitë kanë dhënë mesazhin se në Kosovë funksionon demokracia”.

“Ky standard ka përngjarë në një standard skandinav“, ka thënë Thaçi.