Thaçi njofton për mbështetjet e reja për UNESCO (Dokument)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook edhe për disa mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme

04/11/2015 22:54

Thaçi ka publikuar letër-mbështetjen e nënshkruar nga disa profesorë, që sipas tij, janë më eminentë në këtë fushë.

“Falënderoj profesorët eminentë botërorë që përkrahën anëtarësimin tonë në UNESCO sot. Morrëm letër nga University of Oxford, University of Cambridge, University of Harvard, University of Edinburgh, University of Ghent, University of Manchester, University of Eastern Piedmont, Centre international de formation européen, Çukurova University, National University of California. Faleminderit! HTH”, ka shkruar në Facebook Thaçi.

Dokument 1

Dokument 2