Thaçi niset për New York, pritet të takohet edhe me presidentin Donald Trump

President i Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës është nisur sot për në Nju Jork, ku do të merr pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajme

18/09/2017 10:06

Sipas një njoftimi të Presidencës, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump.

“Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Presidenti Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini. Në delegacionin e Kosovës është edhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Lajmi.net/