Thaçi ngushëllon familjen Lumezi

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e avokatit Nikë Lumezi i cili u nda dje nga jeta.

Lajme

18/08/2018 12:19

Thaçi ka thënë se Lumezi ishte njëri prej juristëve të parë kosovarë.

“Me rastin e vdekjes së Nikë Lumezit, njërit prej juristëve të parë kosovarë, i cili ushtroi funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në periudhën e paraluftës dhe pasluftës, u shpreh ngushëllime Aleksandër Lumezit, Kryeprokurit të Shtetit, dhe të gjithë familjarëve të tjerë të të ndjerit”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Lajmi.net/