Thaçi : Nëse nuk arrihet marrëveshja, të dy vendet jemi humbës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak momente më parë ka hyrë në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilin do ta ndërmjetësojë Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Lajme

24/06/2018 15:50

Para se të hyjë në takim, Thaçi, ka thënë se sot qëndron atje për të shënuar fillimin  fazës finale të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

“Dua ta falënderoj BE-në në rolin që ka marrë për udhëheqjen e këtij procesi por dua të falënderojë edhe SHBA-në E di se do të jetë një proces i vështirë por i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Do të punojmë me vullnetin më të mirë për arritjen e marrëveshjes. Nëse nuk arrihet të dy vendet do të jemi humbës, por unë kam shpresë”, ka përfunduar Thaçi.