Thaçi në Turqi, do të përkulet para varrezave memoriale të Gallipolit

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe ministër i Jashtë, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Turqi ku do të merr pjesë në ceremonitë memoriale për Fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit siç njihet në botën perëndimore.

Lajme

24/04/2015 08:29

“Jam nisur në Turqi në ceremonitë memoriale për Fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit siç njihet në botën perëndimore. Do të jenë aty edhe liderët e vendeve që kanë luftuar, nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar e Kryeministri i Australisë Tony Abbot e deri tek Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Kam obligim të përkulem para varrezave memoriale se mijëra e mijëra shqiptarë edhe nga Kosova kanë derdhur shumë gjak në këto fushëbetejat e fundit të përgjakshme Perandorisë Otomane. Me pikëllim do të përkulem eshtrave të tyre. Me pikëllim dhe zemër të thyer do ta kujtoj shekullin e kaluar të errët kur aq shumë prej neve u vranë në luftëra anembanë botës, por ne mbetem në robëri”.

“Zoti i bekoftë ata që dhanë jetë aq larg nënave dhe fëmijëve të tyre. Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar Zëvendëskryeministri Thaçi në profilin e tij në Facebook.