Thaçi në Sofje, bisedon për bashkëpunim me udhëheqës të rajonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kaluar në Bullgari mbrëmjen e së mërkurës.

Lajme

06/12/2017 22:58

Thaçi ka shkuar në Sofje për të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të ndryshëm të vendeve të rajonit.

Numri një i Kosovës ka bërë të ditur, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, se është ftuar në këtë tubim nga kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

Thaçi e ka përshëndetur organizimin bullgar, duke thënë se “bashkëpunimi rajonal e përshpejton rrugëtimin e të gjitha shteteve tona drejt Bashkimit Evropian”.