Thaçi: Në rast të arritjes së marrëveshjes atëherë edhe SHBA do ta mbështesin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk bën marrëveshje me Serbinë ku nuk ka njohje reciproke.

Lajme

21/09/2018 21:24

Ai të premten ka qenë mysafir në emisionin “Debat”  po ku kanë qenë edhe analistët.

“Unë do ta mbështes rishikimin e kufirit, bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, që do të thotë njohje reciproke, arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për qëndrimin e SHBA-së përballë një marrëveshje mes dy shteteve.

“Në rast të arritjes së marrëveshjes atëherë edhe SHBA do ta mbështesin. Unë do të shoh edhe mundësitë reale edhe të takimit me presidentin Trump”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se Kosova aktualisht gjendet në një proces stagnues dhe se shansi i tashëm për të ecur përpara duhet shfrytëzuar.