Thaçi në Paris: Kosova vend i vogël, por me potencial të zhvillimit ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi është takuar sot me senatorin Alain Richard i cili është i pari takim gjatë vizitës së tij zyrtare në Paris.

Lajme

08/06/2015 16:21

Richard, përndryshe është përfaqësues i qeverisë franceze për marrëdhëniet ekonomike të Francës me vendet e Ballkanit.

Mes tjerash në këtë takim, u fol për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Francës, ndërsa Thaçi ka përkujtuar investimin 400 milionësh në qendrën turistike të skijimit në Brezovicë, të cilën e ka cilësuar si inkurajuese edhe për investitorët tjerë të interesuar për investime në Kosovë.

2

“Kosova është një vend i vogël, por me potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe ne po i shqyrtojmë mundësitë dhe mënyrat për të bërë Kosovën më të pranishme në Francë dhe më joshëse edhe për ndërmarrësit potencialë francezë”, u shpreh Thaçi.

3

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, zëvendëskryeministri Thaçi dhe senatori Richard kanë biseduar edhe për modalitetet e absorbimit të fondeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që ato të bëhen më të lehta dhe më të qasshme për vendet e rajonit, por edhe për përgatitjet e Samitit të Vjenës, që do të mbahet në gusht.

4

“Projektet që do të prezantohen në Samitin e Vjenës janë projekte që do të sjellin përfitime për rajonin në dekadat e ardhshme”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Senatori Alain Richard është shprehur i kënaqur me projektin bashkëpunues për Brezovicën, dhe ka premtuar se do të vazhdojë të jap kontributin për promovimin e bashkëpunimit ekonomik midis Francës dhe Ballkanit. (lajmi.net)