Thaçi në Junik, Misioni i Ri do të hap 20 mijë vende të reja pune në turizëm

Gjatë vizitës së tij në Junik, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për bukurinë e natyrës së Junikut dhe për potencialin e madh që ka kjo komunë dhe mbarë Kosova për t’u bërë atraktive për turistë vendas dhe të huaj.

Lajme

04/06/2014 16:37

Thaçi, i cili po garon në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, për të fituar mandatin e tretë, ka thënë se në kuadër të Misionit të Ri, sektori i turizmit do të marr një hov të vrullshëm duke siguruar 20 000 vende të reja pune brenda mandatit të ardhshëm qeverisës.

Lideri i PDK-së përmendi turizmin dimëror si një ndër avantazhet kryesore krahasuese të Kosovës duke u thënë banorëve të Junikut me të cilët bisedoi, se shumë shpejtë vendi do të shndërrohen do të marr një reputacion të mirë ndërkombëtar për  këtij lloj turizmi.

Sipas tij fondi i Punësimit do ta ketë prioritet turizmin duke financuar sipërmarrësit kosovarë për të hapur sa më shumë hotele, fshatra turistike, restorante, punishte artizanati, dyqane suvenirësh e komplekse zbavitjeje.

Thaçi ka thënë gjithashtu se me modernizimin e infrastrukturës rrugore, dhe asaj ajrore, lidhjen më të shpejt me Shqipërinë, Maqedoninë që pritet të përfundoi shpejt,  si dhe vendet tjera fluksi i turistëve të huaj në Kosovë është rritur e do të shtohet edhe më shumë.

Investimet e mëdha në infrastrukturë gjatë qeverisjes së PDK, sipas tij e kanë përfshirë Kosovën si pjesë e hartës ballkanike të grupeve të ndryshme të vizitorëve.

Ai ka thënë se kur flitet për të ardhmen e turizmit të Kosovës nuk duhet menduar vetëm për mundësitë e ofruara nga turizmi malor dimëror. 

“Kosova ka potenciale të mëdha në forma alternative të turizmit dhe garantoi banorët e Junikut se Misioni i Ri do të siguroj investime të mëdha për
të zhvilluar turizmin shëndetësor dhe terapeutik, agroturizmin, turizmin sportiv dhe të aventurës, turizmin kulturor e patriotik, të gjuetisë e peshkimit, si dhe atë transit”.