Thaçi në gjumë (Foto)

Hashim Thaçi ka rënë në gjumë të thellë. Jo në politikë, por në aeroplan.

Lajme

03/10/2015 16:30

Gjatë kthimit nga New York-u për në Prishtinë, Thaçi i ulur në ulëset ekonomike është fotografuar nga një lexues i Telegrafit duke bërë një sy gjumë aty.

Gjithsesi që edhe opozita do të donte ta fuste Thaçin në gjumë, por një gjë të tillë e bëri vetëm udhëtimi i tij i gjatë, i cili si duket e ka lodhur edhe Thaçin, që njihet si një politikan me kondicion të mirë fizik dhe politik.

thaci ne gjume

Telegrafi më vonë do të sjell edhe një video, ku shihet Thaçi duke u ngritur pas aterimit të aeroplanit në Prishtinë.

Më heret Thaçi kishte postuar në profilin e tij në Facebook një foto gjatë udhëtimit nga SHBA, ku shihej në aeroplan me pasagjerë, e ku kishte shkruar se “… pjesa më e mirë e çdo udhëtimi – kthimi në shtëpi tek familja dhe bashkëbisedimi rrugës me diasporën tonë”. /Telegrafi