Thaçi në Gjilan:Fitorja merret nga kutia e votimit

“Askush nuk mund t'i fitojë zgjedhjet pa program të qartë dhe pa vizion për qytetarin”, tha Thaci, raporton lajmi.net.

Lajme

10/02/2016 20:11

Hashim Thaçi, në cilësinë e kryetarit të  PDK-së,  bashkë me zëvendëskryetarin, Kadri Veseli, gjatë vizitës së degës së kësaj  partie në Gjilan, pasi falendëruan veprimtarët, thanë se bashkë me aktivistët, do të ecin drejt fitoreve të reja.

“Askush nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa program të qartë dhe pa vizion për qytetarin”, tha  Thaci, raporton lajmi.net.

“Kemi qenë tolerantë dhe besojmë se dialogu është çelësi i suksesit tonë. Fitoren e merr nga kutia e votimit, nga fitorja elektorale, këtë kulturë demokratike e konsiderojmë vlerë dhe arritje në vendin tonë, kjo duhet të respektohet nga të gjithë” vuri në dukje, Hashim Thaçi, njofton PDK-ja me një komunikatë për media.

“Me kryetarin Zenun Pajaziti, PDK edhe në Gjilan do të shënojë fitore spektakolare. Me gjithë potencialin që ka PDK-ja do të jetë në mbështetje të programit dhe vizionit të kryetarit Pajaziti”, deklaroi  Thaci.

Ndërsa në fjalën e tij, zëvendës kryetari i PDK-së, Kadri Veseli foli pë qëllimin e bashkëbisedimit dhe filozofisë politike që i prinë këtij subjekti politik.

“Opozita duhet të ketë sjellje që nuk e dëmtojnë legjitimitetin demokratik”, tha Veseli, raporton lajmi.net.

“Dialogu, komunikimi, respektimi i institucioneve, si dhe forcimin e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në duhet të jenë prioritete tona të vazhdueshme”, theksoi zëvendës kryetari Kadri Veseli.

Kryetari i degës së PDK-së, në Gjilan, Zenun Pajaziti tha se qytetarët e Gjilanit po e kërkojnë vrullin, dinamikën dhe projektin e PDK-së, ndërkohë që shprehi besimin në suksesin e Thaçit president./lajmi.net