Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja bëhet më vështirë se lufta

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ka thënë se popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes.

Lajme

21/09/2018 10:08

Ai ka thënë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale.

“Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes. Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta.

Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale.

Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet!”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/