Thaçi në 12 vjetorin e vdekjes së Rugovës: Do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithnjë si president

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ibrahim Rugova u angazhua politikisht në kohën kur pushteti i Millosheviqit e zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike, administrative dhe kombëtare.

Lajme

21/01/2018 12:39

I pari i vendit ka thënë se Rugova do të kujtohet gjithmonë si presidenti i parë i Kosovës.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

U bënë 12 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova.

Pas një pune të shquar në fushën e albanologjisë, ai u angazhua politikisht në kohën kur pushteti i Millosheviqit e zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike, administrative dhe kombëtare.

Brenda një periudhe dhjetëvjeçare udhëhoqi një politikë të rezistencës paqësore, duke shprehur vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, me orientim nga vlerat perëndimore.

Pas çlirimit të Kosovës, presidenti Rugova ishte pjesë e të gjitha ngjarjeve dhe vendimeve të konsolidimit të shtetit të Kosovës, deri në momentin e vdekjes.

Do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithnjë si president të parë të Kosovës. HTH