Thaçi: Muaji i Ramazanit është periudhë kur përçojmë mesazhe për paqe dhe solidaritet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar gjithë besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit.

Lajme

26/05/2017 19:07

Ai këtë muaj e ka cilësuar si periudhë kur duhet tu shtrihet dora të varfërve, e të përçohen mesazhe paqe dhe solidariteti, transmeton lajmi.net

“Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë. Të gjithë pjesëtarëve të komunitetin mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar”, ka shkruar presidenti Thaçi në facebook.

Muaji i Ramazanit për muslimanët fillon që nga nesër. /Lajmi.net