Thaçi: Misioni i Ri do të dhjetëfishojë investimet e huaja

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka thënë se me përfundimin e proceseve tenderuese për Qendrën e Skijimit “Brezovica”, si dhe Termocentralin Kosova e Re, Misioni i Ri do të arrin të katërfishon investimet e huaja në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa do të dhjetëfishohen deri më 2016.

Lajme

01/07/2014 13:14

Thaçi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rritje vitin e kaluar për 13%, sipas të dhënave zyrtare të BQK.

“Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rritje vitin e kaluar për 13%, sipas të dhënave zyrtare të BQK. Me përfundimit këtë vit të proceseve tenderuese për qendren e skijimit Brezovica si dhe TC Kosova e Re, Misioni i Ri do të arrin të katërfishon investimet e huaja 12 muajt e ardhshëm ndërsa do të dhjetëfishohen deri më 2016. Kjo do të përkthehet në rritje të mëtutjeshme të ekonomisë dhe hapjen e dhjeta mijëra vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi.