Thaçi, mesazh për futbollin kosovar

Hashim Thaçi, e ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës që të realizojë synimin e madh, të ndërkombëtarizimit.

Sport

16/09/2015 09:58

Zëvendës Kryeministrit dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës që të realizojë synimin e madh, të ndërkombëtarizimit.

Pas lajmit se aplikacioni i FFK-së do të jetë në agjendë, Thaçi i ka kushtuar një postim, duke uruar lajme të mira.

“Jam në vizitë zyrtare në Britani të Madhe, ku kam takime te shumta zyrtare por sot në mëngjes e pash këtë artikull në shtypin britanez! I dëshiroj Federatës sonë të futbollit dhe futbollisteve që më në fund t’ju realizohet – atyre dhe neve, ëndërra e kahmotshme të luajmë me përfaqësuesën tonë në Botërorin 2018! Presim me padurim. HTH”, shkroi ai në Facebook.