Thaçi: Medaljet nga Parisi, dhurata më e mirë për 10-vjetorin e shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar xhudistin Akil Gjakova për medaljen e artë në Paris, xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e bronztë dhe trajnerin Driton Kuka për sukseset e vazhdueshme në këtë sport.

Lajme

10/02/2018 22:05

 

Presidenti i ka vlerësuar këto medalje si dhuratën më të mirë që ia kanë bërë shtetit në ditëlindjen e 10-të.

Postimi i presidentit Hashim Thaçi:

Vetëm një javë para shënimit të jubileut të pavarësisë së Kosovës, Akil Gjakova, me medaljen e artë që e fitoi sot në Grand Slam-in e xhudos në Paris, njëherësh medaljen e parë të artë, shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve, dhe Distria Krasniqi, me medaljen e bronztë në po të njëjtin kampionat, ia sjellin dhuratën më të mirë republikës sonë në ditëlindjen e saj të dhjetë. Urime të përzemërta Akilit, Distrisë, trajnerit Driton Kuka dhe të gjithë dashamirëve të sportit tonë. Krenar me sportistët tanë, ambasadorët më të mirë të Kosovës. HTH #Kosova10