Thaçi me Pacollin thonë se po punojnë në finalizimin e agjendës për sesionin e Asamblesë së OKB-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në SHBA, bashkë me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Lajme

23/09/2018 19:48

Me të arritur atje Thaçi dhe Pacolli thonë se kanë nisur punën për përgatitjen e agjendës.

“Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.