Thaçi, më i votuar, 106,978 vota
Me 75 për qind të votave të numëruara, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend.
Lajme
Deri në certifikim të rezultateve, votat për liderin e PDK-së pritet të rriten, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe auditimi i vendvotimeve që nuk kanë përputhje të plotë me procesverbalet, të cilat do t’iu shtohen kandidatëve vetëm pas verifikimit.
Më të votuarit e Partisë Demokratike të Kosovës janë:
1. Hashim Thaçi, 106,978 vota
2. Kadri Veseli, 35,375 vota
3. Enver Hoxhaj, 15,102 vota
4. Elmi Reçica, 12,821 vota
5. Xhavit Haliti, 12,740 vota
6. Hajredin Kuçi, 11,105 vota
7. Agim Aliu, 10,682 vota
8. Memli Krasniqi, 10,484 vota
9. Arsim Bajrami, 10,555 vota
10. Raif Qela, 9,932 vota
11. Sala Berisha -Shala, 9,185 vota
Ndërkohë sipas të dhënave paraprake nga shtabet zgjedhore të subjekteve të tyre, liderët e partive tjera kanë fituar:
Isa Mustafa, 83, 738 vota
Albin Kurti, 42, 467 vota
Ramush Haradinaj, 35, 654 vota
Fatmir Limaj, 19, 342 vota
Nga liderët tjerë të partive politike në Kosovë votat janë kështu:
Behgjet Pacolli, 13,313 vota
Ferid Agani, 5,849 vota
Avni Klinaku, 4,639 vota
Visar Arifaj, 422 vota