Thaçi më 11 korrik në Srebrenicë, në kujtim të viktimave të gjenocidit serb

Kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se më 11 korrik do të qëndrojë në Srebrenicë në komemoracionin për viktimat e gjenocidit serb 20 vjet më parë.

Lajme

09/07/2015 21:34

“Do t’i nderojë viktimat e gjenocidit me pjesëmarrjen në komemoracionin me rastin e 20 vjetorit të krimit në Srebrenicë. Vizita ime do të jetë e para, por e rëndësishme”, ka shkruar Thaçi në rrjetin Tëitter.

Në postimin e dytë, ai ka shtuar se “gjenocidi në Srebrenicë dhe gjenocidi që ka pasuar në Kosovë nga ana e Qeverisë së Serbisë do të mbesin në kujtesë si kapitulli i errët në historinë e Evropës moderne”.