Thaçi: Macron dhe Merkel, promotorët të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj të cilët po marrin pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, kanë takuar presidentit francez, Emmanuel Macron.

Lajme

17/05/2018 11:26

Thaçi thotë se Macron e Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Bashkë me kryeministrin Haradinaj kishim një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike. HTH

32913817_1945953055475044_3774716941067878400_n 32687023_1945948665475483_723594546474123264_n