Thaçi lavdëron Rugovën: Ishte njeri i negociatave dhe pajtimit

Hapjen e ekspozitës për kontributin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës, presidenti aktual, Hashim Thaçi e ka cilësuar si ditë të rëndësishme për vendin.

Lajme

24/05/2018 13:29

Thaçi bëri të ditur se pak para se të vinte në këtë ekspozitë, kishte nderin të ndante çmimin për liri dhe pavarësi për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Kushdo që vjen në këtë ekspozitë do të rikthehet në momentet e vështira për Kosovën, gjendje kjo që lidhet me Presidentin historik Ibrahim Rugova. Duke qenë bashkë të gjithë në emër të Kosovës arritën deri në çlirimin e saj, të gjithë së bashku përgatitëm Kosovën për të qenë të pavarur. Kombinimi i këtij bashkimi nuk kishte si mos të kulmonte me pavarësinë”, ka deklaruar Thaçi, raporton lajmi.net.

Thaçi ka theksuar se Rugova ishte njeri i negociatave dhe pajtimit.

“Kosova ka identitet evropian dhe secili duhet të krenohet me këtë, shpreh edhe njëherë vlerësimin institucional për angazhimin e presidentit Rugova për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi Thaçi./Lajmi.net/