Thaçi lajmërohet sërish nga Haga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është lajmëruar në mbrëmje nga Haga. Në profilin e tij në Facebook ai ka ndërruar foton e kopertinës (cover foto)

Lajme

23/04/2018 22:40

 

Në Foto, Thaçi shihet duke nënshkruar librin biografik “New State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Pasi nënshkrova kopje të shumta të librit biografik “New State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Hagë të Holandës”, ka shkruar Thaçi në Cover të FB-së.