Thaçi kujton rënien heroike të komandantit Mujë Krasniqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njeherëzh zv.kryeministri Hashim Thaçi ka kujtuar 17 vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi dhe 41 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Lajme

14/12/2015 11:49

Për Thaçin, ai dhe bashkëluftëtarët e tij ranë heroikisht në ballë të misionit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

U bënë 17 vjet që nga rënia e komandantit të shquar Mujë Krasniqi dhe 41 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Mujë Krasniqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe organizimin e brigadave të UÇK-së. Në kushte të rënda terreni ai dhe bashkëluftëtarët e tij ranë heroikisht në ballë të misionit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës do t’u jenë përjetë mirënjohës dëshmorëve të kombit. HTH